Të dielën e 13 qershorit, Partia Demokratike zhvilloi zgjedhjet për kryetarin e saj. Gjatë procesit, një nga emrat më në zë të PD-së, Genc Pollo është parë të fotografojë votën e tij. Opinionisti Arben Meçe u shpreh në emisionin ‘Spotlight’ se tashmë eksponentët e PD-së duhet t’i tregojnë liderit se janë besnikë ndaj tij. Sipas tij, kjo është fryma brenda në selinë blu.
Nga ana tjetër, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, në formën e shakasë tha se mund ta mbajë si një kujtim.
Diskutimi:
Arben Meçe: Më thoni, çfarë domethënie ka Genc Pollo që fotografon votën. Kjo është fryma. Është Genc Pollo eee… kini parasysh që është Genc Pollo, nuk është një fshatar i thjeshtë.
Genc Pollo: Le ta ketë kujtim mo burrë…
Arben Meçe: Edhe kjo është zgjidhje, le ta ketë kujtim. Ndalohet rreptësisht fotografimi i votës. Kjo tregon frymën me të cilën është bërë… dhe nuk ishte i vetmi.
Diskutime rreth kësaj post