Ish-deputeti i PD-së Genc Pollo shprehet se sot demokratët kanë rolin kyç në një tjetër kthesë historike. Ai ka kujtuar me një mesazh themelimin e Partisë Demokratike 29 vjet më parë. Bëhet fjalë për një foto me Preç Zogaj në ditën e shpalljes së themelimit të PD.
Pollo shkruan:
“29 vjet më parë u themelua Partia Demokratike. Lajmin e regjistrimit të saj pata privilegjin ta shpall unë bashkë me Preç Zogaj siç tregon kjo fotografi e asaj dite.
Gati tre dekada janë mjaftueshëm për refleksione, përgëzime e vetëkritika. Por mendoj është e pamohueshme se ato ditë dhe ajo ngjarje ishin një kthesë madhore historike drejt demokracisë dhe Europës.
Sot përballemi me sfida të tjera që sinqerisht asokohe nuk i imagjinonte kush. Por vullneti për t’u përballur duhet të mbetet i fortë si në ato ditë dhe PD ka përsëri rolin kyç në një tjetër kthesë historike”.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post