Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Genc Pollo ka ironizuar avokatin Spartak Ngjela, i cili tha pak më parë se nëse reforma në drejtësi dështon, do ketë forcë ushtarake në vendin tonë.
I ftuar në emisionin “Now në Euronews Albania ai tha se është që është qesharake të mendosh se Amerika do të çojë ushtarë në Shqipëri për të goditur korrupsionin.
“Ajo që ka ndodhur me reformën në drejtësi meriton të analizohet mbi bazën e fajteve dhe jo mbi bazën e pritshmërive. Të mendojmë se Amerika do të lërë konfliktin me Kinën dhe me Rusinë dhe do të çojë ushtarët për të zbatuar dhe për të goditur korrupsionin është një humor i hollë që duhet ta shijojmë ashtu siç duhet”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post