Ish-deputeti demokrat, Genc Pollo, shprehet se kryeministri Edi Rama nuk ka kredenciale për të zgjidhur krizën politike në Bjellorusi.
“Ka një problem në Bjellorusi. Bjellorusia duhet që të afrohet me BE-në dhe jo me Rusinë. Për fat të keq, kryesues i OSBE-së është Edi Rama, sepse është ministër i Jashtëm.
Dhe, këtu fillojnë problemet. Do të ishte e dëshirueshme që Shqipëria të kishte presidencë normale. Edhe më 2010 Shqipëria ka mbajtur presidencën e Këshillit të BE, nuk arriti ndonjë gjë të madhe, por nuk la nam. Në Bjellorusi zgjedhjet ishin të vjedhura.
Po ndodh një precedent i rëndë. Shqipëria kryeson OSBE-në, ndërsa qeveria shkel normat e OSBE-së me ligjin për mediat. Edi Rama nuk ka kredincialet për t’u ulur me Lukashenkon, sepse nuk ka zbatuar ligjet për zgjedhje të ndershme ka kaq kohë.
Do të shkojë Edi Rama t’i thotë për zgjedhjet, kur ai mund t’i thotë se zgjedhjet e tua janë me probleme, që ti ke probleme me zgjedhjet. Duket se Suedia duket se do të luajë rol më aktiv. Por, uroj që BE të gjejë zgjidhje për Bjellorusinë”, – tha Pollo në News 24.
Diskutime rreth kësaj post