Avokati Genci Gjokutaj, i njohur si njeri pranë PD-së, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend si dhe kërkesën e prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e mandatit të ish ministrit Saimir Tahiri që i hap rrugë arrestimit të tij.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipit, ai tha se Saimir Tahiri duhet të ekstradohet drejt Italisë.
Gjatë kohës që Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm, policia e ka shoqëruar dy herë Gjokutajn.
Njëherë duke i hequr patentën për shkak të shpejtësisë dhe herën e dyte pasi u gjet i dehur në timon. Në të dyja rastet, Gjokutaj është filmuar duke i kërcënuar punonjës e policisë.
Diskutime rreth kësaj post