Deputetja demokrate Zheni Gjergji, ka reaguar për rastin e aktorit Genc Fuga, i cili duhej t’i nënshtrohej urgjent një ndërhyrjeje kirurgjikale që i kushtoi 19 mijë euro në spitalin privat Amerikan.
Zheni Gjergji, shkruan se është makabër t’i thuash pacientit që nëse s’ke “çmimin” e operacionit, ti do duhet të vdesësh.
Deputetja thotë se qytetarët shqiptarë, e kanë të papërballueshme të paguajnë pagesat e larta të privatit për disa shërbime që nuk janë pjesë e QSUT.
Reagimi:
“Është poshtërsi dhe sjellje makabër t’i thuash pacientit që nëse s’ke “çmimin” e operacionit ti do duhet të vdesësh. Është e padëgjuar në asnjë vend të botës. Është kriminale në fakt. Rasti i fundit, i publikuar mbrëmë duhet të jetë një moment revolte për të gjithë ne, pasi ky shërbim urgjence duhet të jetë pjesë e shërbime të QSUT .
Shumat marramendëse të këtij trajtimi janë të papërballueshme për shqiptarët, që shpesh trajtohen ca si të nënës e ca si të njerkës! Detyra jonë si ligjvënës është kërkesa e rritur ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për ta rregulluar një herë e mirë këtë situatë alarmante me të cilën përballen shqiptarët çdo ditë! Nga ana tjetër ishte kaq pozitive ndjesia e solidaritetit mbrëmë, ku vetëm në 1 orë u bashkuan shqiptarët për të shpëtuar jetën e aktorit të dashur jo vetëm për artëdashësit”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post