Gazetari Genc Burimi thotë se diskutimi rreth mandatit të ambasadores amerikane Yuri Kim nuk ka lidhje me kreun e ri të SPAK, por është diçka personale mes saj dhe kryeministrit Edi Rama.
Në një intervistë për Euronews Albania ai u shpreh se situata duhet të ketë lidhje me një raport negativ që ambasadorja Kim ka çuar për Ramën.
“Mendoj se shërbimet e Ramës duhet të kenë rënë në një raport që një ambasador çon rregullisht eprorëve të tij mbi Ramën. Duhet të ketë një raport negativ për Ramën dhe Rama këtë i ka treguar; që shiko mos më bëj mua për budalla, e di çfarë ke shkruar”, tha Burimi
Sipas tij, nëse Yuri Kim kërkon të përcaktojë kush do të jetë kreu i SPAK, ky nuk është vendimi i saj, por i DASH, ndaj çështja mes saj dhe Ramës duhet të jetë më shumë personale.
Diskutime rreth kësaj post