Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar dorëheqjen e Bamir Topit nga Fryma e Re Demokratike. Bardhi theksoi se vendimi nuk ka lidhje me koalicionin opozitar, pasi Topi ka qenë edhe vetë pjesë e negociatave.
Pjesë nga intervista:
Pse koalicion me FRD dhe jo me z.Topi?
Bardhi: Nuk kam informacion për arsyet e dorëheqjes së Topit nga drejtimi i partisë së tij. Ai e ka dorëzuar dorëheqjen pranë kryesisë së partisë së tij. Nuk besoj se dorëheqja e tij ka lidhje me koalicionin e PD, sepse vendimi ka qenë i institucioneve legjitime, ku bënte pjesë dhe kryetari i kësaj partie. Edhe Topi ka qenë pjesë e negociatave me PD. Cdo eksponent, që është ftuar për të qenë pjesë e koalicionit të opozitës së bashkuar, ka pasur kontakte me liderin e PD.
Kjo aleancë ka bekimin e Topit?
Bardhi: Besoj se po, sepse marrëveshja e koalicionit është firmosur dje, kur Topi ishte në detyrën e kryetarit të FRD.
Diskutime rreth kësaj post