Sekretari i Përgjithshem i PD-së, Gazment Bardhi ka zbuluar se pse dështuan negociatat me LSI-në para zgjedhjeve të 25 qershorit, për të dalë me lista të sigurta.
Bardhi deklaroi se PD ishte dakord që të diltë në një listë me LSI-në, por nuk ka pranuar kjo e fundit. Sipas Bardhit, PD do i ofronte 15 vende të sigurta LSI-së, por kjo e fundit nuk pranoi, pasi pretendonte se mund të fitonte 34 mandate.
Debati:
Bardhi: PD i ka ofruar 15 mandate në lista të sigurta, por ata kanë pasur pritshmëri për 34 mandate. Ka pasur negociata për 2 muaj. Ata thanë ne do fitojmë të vetëm 34 mandate dhe nuk pranojmë të hyjmë në listë të përbashkët. Ka pasur një komunikim mes Bashës dhe Kryemadhit, ku unë kam konstatuar që LSI nuk arrin të marrë mandat në Elbasan. Përgjigja që kam marrë është që LSI sot ka 3 mandate në Elbasan, PD ka 2, dhe lufton për të tretin.
Bushati: Unë kam thënë para zgjedhjeve, që nëse Kryemadhi dhe Basha, për arsye seksuale, politike, parash, etj, nëse nuk arrijnë të bëjnë koalicion, duhet të shporren, pak rëndësi ka kush e ka fajin. Duhet të shporren të dy.
Bardhi: Unë isha për dy lista të veçanta.
Diskutime rreth kësaj post