Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së duke folur për ndryshimet statutore për kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkie, tha se do të jenë anëtarët e partisë që do të përzgjedhin emrat.
Bardhi foli dhe për sondazhet, ku sipas tij PD del parti me mbështetje më të madhe se sa PS.
“PD në këtë moment sipas sondazheve është mbi PS, por kjo nuk ka të bëjmë e PD apo PS. Koalicionet janë aktualisht në ligji dhe do të duhet dakordësi mes palëve për të pasur një ndryshim të rregullave të lojës. Opozita ka marrëveshje për të hyrë bashkë në zgjedhje”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post