Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi ka replikuar sërish sot për cështjen e firmave. “Për fat të keq dhe dua të shpreh keqardhjen time, tallja me anëtarët e PD-së vijon edhe sot. PD është institucion, respekti është primar, ne nuk veprojmë në ilegalitet, nuk kemi halle për zbatimin e ligjit dhe në funksionimin tonë kemi përgjegjësinë dhe detyrimin për të zbatuar rregullat e brendshme të PD-së, statutin.
Dua të konfirmoj se në PD nuk ka ardhur asnjë kërkesë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ajo që shqiptarët dhe veçanërisht mbështetësit e PD-së kanë parë ka qenë një bllok i madh, tallje me mundin e demokratëve për halle dhe probleme personale sepse nuk u arrit që të siguroheshin ¼ e firmave të anëtarëve për nisjen e procedurës për thirrjen e Kuvendit. Nëse i kanë firmat ti depozitojnë nmë protokollin e PD-së, cdo institucion ka përgjegjësinë për të respektuar vullnetin e demokratëve” tha ai.
Prej mbrëmjes së djeshme mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës ka nisur debati për procedurën e dorëzimit të firmave, të cilat ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se janë 4200 dhe ja dorëzoi kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. E ndërsa e cilësoi tallje, kreu i PD u shpreh sot se ka informacione se Berisha ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për të bërë një “puç” në Partinë Demokratike.
Por mesditën e sotme grupi i Sali Berishës reagoi. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri deklaroi sot se firmat e mbledhura nga “Foltorja” e Sali Berishës do të verifikohen në datë 11 dhjetor përmes një komisioni të ngritur nga vetë Kuvendi. Ai u shpreh se firmat janë dërguar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka dhe kushdo që ka kuriozitet t’i shohë ato, mund ta bëjë, por verifikimin sipas tij mund ta bëjë vetëm Kuvendi.
Diskutime rreth kësaj post