Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar për 5 ditë nga Kuvendi pas përplasje që pati dy ditë më parë me kryetaren e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka.
Në fund të mbledhjes, pas shumë orë diskutimesh, kryetarja e Komisionit Bushka hodhi në votim pr/ligjin, por kjo u kundërshtua ashpër nga deputetët e Partisë Demokratike. Gazment Bardhi u ngrit nga vendi, i rrëmbeu mikrofonin drejtueses së Komisionit të Ligjeve, dhe e hodhi në mes të tavolinës.
Njoftimi i plotë:
“Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me situatën e krijuar nga deputeti z. Gazmend Bardhi, gjatë zhvillimit të mbledhjes së Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të datës 15.11.2022.
Në këtë mbledhje deputeti Bardhi përdori gjuhë jo parlamentare ndaj Kryetares së Komisionit, shoqëruar me veprime agresive, duke dëmtuar paisjet audio në sallën e mbledhjes së komisionit, si dhe keqpërdori dokumentacionin e mbledhjes, duke i hedhur shkresat e mbledhjes drejt Kryetares së Komisionit. Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, neni 63 pika ç dhe neni 65/1, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro dhe 2 Kundër, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seanca plenare për 5 (pesë) ditë”, për deputetin z. Gazmend Bardhi. Vendimi hyn në fuqi më datë 18.11.2022.”– u tha ne njoftim.
Diskutime rreth kësaj post