Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Kjo Javë”, ku është shprehur se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u thoshte të gjithëve para zgjedhjeve të 25 Prillit, se ajo do të ishte Ministre e Brendshme në qeverinë e re.
Kjo deklaratë e tij, erdhi si një përgjigje ndaj Kryemadhit, e cila pak ditë më parë deklaroi se Bardhi u dilte garant b*Iandave të Elbasanit duke thënë se do të ishte ministër i Brendshëm.
Gjithashtu, ai mohoi të ketë folur me ambasadoren e SHBA në emër të LSI-së.
“Unë s’kam folur kurrë për LSI-në sepse nuk ka hyrë në fokus të ndonjë bisede. Nuk kam qenë asnjëherë në zyrën e ambasadores amerikane. Nuk kam thënë kurrë dhe nuk ka qenë në objektivat e mia që unë do të jem Ministër i Brendshëm. Sipas LSI-së, ministrja e Brendshme do të ishte një grua. Zonja Kryemadhi kishte informuar këdo që ajo do të ishte ministre e Brendshme.
Nuk ngatërrohet Gazment Bardhi me b*anda, të tjerë janë ata që ngatërrohen. Unë e kam informuar zonjën Kryemadhi për situatën për shkak se edhe ajo ishte drejtuese politike në Elbasan. Ajo ka ardhur vetëm gjysmë dite në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore”, tha Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post