Menjëherë pas shpalljes së rezultatit të votimeve për kryetarin e Partisë Demokratike, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i saj, Gazment Bardhi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ka ironizuar fitoren e Lulzim Bashës.
“Çfarë surprize! Sapo mbërriti në aeroport kurora e “Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar”. P.s: Statusi ska lidhje me asnjë ngjarje joekzistente! Pushime të mbara!”
Bardhi mblodhi më 27 Korrik Këshillin Kombëtar në një takim online gjatë të cilit u vendos se zgjedhjet e 29 Korrikut nuk do të mbaheshin.
Basha iu kundërpërgjigj deklaratës së tij duke thënë se “më 29 Korrik demokratët do të votojnë për kryetarin”. Nga rezultati i komunikuar vetëm pak minuta më parë nga Komisioni Zgjedhor i PD, Basha u shpall kryetar i Partisë Demokratike me 16.196 vota nga 18.052 vota në total.
Diskutime rreth kësaj post