Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, ka deklaruar se i ka bërë një thirrje Presidentin të SHBA, Joe Biden, që të marrë masa që përfaqësuesit e tij, të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Shqipërisë.
Ish-kryeministri, gjatë takimit me demokratët në Fier, është shprehur se i ka kërkuar qeverisë së SHBA-së dhe Presidentit Biden, që të mos lejojë përfaqësuesit e saj të ndërhyjë në procese gjyqësore, referuar ambasadores Yuri Kim.
Sipas Berishës, Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë qëllime të tilla.
Por pas deklaratës së Berishës, ka reaguar me një postim ironik në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi.
Ai kërkon të dijë se me cilën mënyrë ia ka bërë thirrje biden Berisha.
“Më shumë për kuriozitet: Kërkesë-ankesën Presidentit Biden ia ka dërguar me korrier diplomatik, me fax apo me e-mail?!”, shkruan Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post