Nuk ka asnjë dyshim që Gazment Bardhi është vegël e ish-kryeministrit Sali Berishës. Gjatë muajve të fundit deputeti Bardhi është investuar me mish e me shpirt që të shkatërrojë Partinë Demorkatike për llogari të “tutorit” të tij, Sali Berisha. Por këto përpjekje rezultuan thjeshtë tentativa, pasi sot që flasim PD ka kryetarin e saj, Lulzim Basha. Mirëpo teksa deri më tani kishte dyshime se Bardhi e bënte këtë “luftë” edhe për interesat e tij politike, përveçse ato të Berishës, dje ai i ka vënë kapak, pasi është demaskuar si “agjent” i kreut të “Foltores”. Sekretari i Përgjithshëm në detyrë i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale për bujën që ka bërë ndërtimi i kullës 58 kate pas lulishtes së teatrit të Operas dhe Baletit, ndërsa shprehet se qeveria është bërë bashkë me trafikantët dhe po pastrojnë paratë e drogës dhe krimit. Madje ai theksoi se në po Shqipëri pastrohen 1.6 miliard euro në sektorin e ndërtimit dhe kjo nuk mund të ndodhë kjo pa dijeninë e 2 njerëzve që japin lejet kryesore të ndërtimit, Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ndërsa për djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha nuk tha asnjë fjalë. Pra kjo tregon se zoti Bardhi është “kamikaz” i “non-gratës” Berisha. “Ka një llogari të institucioneve të specializuara se në një periudhë 2 vjeçare, në Shqipëri pastrohen 1.6 miliard euro në sektorin e ndërtimit. A mund të ndodhë kjo pa dijeninë e 2 njerëzve që japin lejet kryesore të ndërtimit, Edi Ramës dhe Erion Veliajt? Përgjigja është: Jo, kurrë! Kushdo që orienton debatin, duke anashkaluar këtë fakt, i shërben parasë së pistë. Nisja për ndërtimin e kullës më të lartë në Ballkan në qendër të Tiranës, duke zaptuar një tjetër hapësirë zë gjelbër, ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen e drejtësisë për të hetuar procedurat e marrjes së lejes, pronarët reale, si dhe burimet e financimit. Dhe jo vetëm për këtë rast. Duhet hetuar çdo leje e ngjashme në Tiranë dhe në Bregdetin e Shqipërisë, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë veshur kostumin e investitorit strategjik”, shkroi Bardhi.
Bardhi del jashtë loje
Por deklarata e varfër dhe mospërmëndja e emrit të djalit të Sali Berishës si i përfshirë në ndërtimin e kullës 64-katëshe, duket se ka nxjerrë jashtë loje Gaz Bardhin,. Tani që u faktuan lidhjet e Berishës me Ramën, loja e Gazit për ta çuar Partinë Demorkatike të Saliu mori fund. Çdo bashkëpunim me Berishën është një bashkëpunim me Ramën, ndërkohë që strukturat e PD nuk e pranojnë të bëhen mish për top të ambicieve personale të Gazit. Madje në pamundësi për të kryer me devotshmëri urdhrat e Berishës dhe i padëshiruar nga Basha, Bardhi bie viktime e lojës së tij me shume porta dhe siç pamë ngjitjen e tij plot shkëlqim, në këtë verë të nxehtë, po ndjekim rënien e Gaz Bardhit në errësirën e anonimatit nga e cila doli pak vite me parë.
Berisha i shqetësuar nga rënia e euros, se i rriten kostot e kullës
Ndërkohë pas cicërimave të Gazment Bardhit, edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë dje në një konferencë për shtyp, për të folur për rënien e euros. “Forcimi i lekët është çështje turpi kombëtar. Ata që përfitojnë janë narkoqeveritarët dhe narkotrafikantët. Nga ky raport goditen në masë qindra dhe mijëra familje shqiptare që mbyllin ditën dhe muajin me të ardhurat e njerëzve të tyre në sipërmarrjet që eksportojnë. Goditen mbi 30% e popullsisë që përballon ditën nga remitencat që u dërgohen nga njerëzit në emigracion. Ata që përfitojnë janë përbindëshat e trafiqeve të drogës që fusin në Shqipëri euro me kontejnerë, kamionë, i groposin, i mbajnë të groposura dhe i nxjerrin për ndërtime, për të blerë me çmime stratosferike dhe bëjnë që ajo rritje ekonomike, jo që të mos shoqërohet me një përmirësim të gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare, por përkundrazi me varfërim progresiv dhe rritja të shkojë tek oligarkët dhe klanet e drogës”, deklaroi ai. Mirëpo ajo që nuk e thotë ish-kryeministri Sali Berisha, është edhe se me rënien e euros, rriten kostot dhe për kullën gjigande që do të ndërtohet në qendër të Tiranës nga i biri i tij, Shkëlzeni.
Diskutime rreth kësaj post