Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi paralajmëroi mbrëmjen e djeshme se në Shkodër mund të ketë përplasje nëse rrezikohen standardet e zgjedhjeve
Gazment Bardhi: Përplasje dhe përballje për të garantuar ato standarte të nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Alban Dudushi: Po thoni se mund të shkojë deri në përplasje fizike?
Gazment Bardhi: Edhe në Elbasan ka patur një përplasje midis mbështetësve të Partisë Demokratike apo mbështetësve të Partisë Socialiste. Nuk ka qenë ky rasti i ngjarjes që ndodhi më 14-Mars. Ka patur një tentativë të disa eksponentëve me rekorde kriminale, anëtarë të krimit të organizuar, të cilët kanë dhunuar qytetarë të Elbasanit që kishin dalë në shesh për të festuar ditën e verës.
Diskutime rreth kësaj post