I ftuar në emisionin “Dirë e re” ish-ministri Gazmend Oketa foli për karrierën e tij politike si ministër dhe deputet. Ai është shprehur se në zgjedhjet e 2005 u fut si qytetar dhe pret që të dalë nga politika si i tillë.
Për Oketën, të qëndrosh i ndershëm në politikë është e vështirë, si dhe shton ai, sheh politikanë që futen në politikë pas asnjë mundësi financiare, por pasurohen më pas.
“Në daljen time të parë në zgjedhjet e 2005 kam thënë që të futem si qytetar dhe të dal si qytetar. Kjo më ka lehtësuar angazhimin tim politik. Që të qëndrosh në politikë i ndershëm, të themi, është e vështirë kudo. Këtu fatkeqësisht është ai korrupsioni i përditshëm. Sheh politikanë që futen pa asnjë mundësi financiare dhe në pak vite kanë kaluar njerëz që kanë punuar me korrektësi për 30-40 vite.”, – u shpreh ai.
Oketa ka prekur edhe çështjen e largimit të shqiptarëve, duke thënë se shoqëria po i largohet një problemi që ka krijuar vetë.
Sipas tij sepse ka mbështetur produkte politike që nuk e kanë çuar para vendin, duke mos dashur të përballen me këtë realitet, duke zgjedhur largimin.
“Ata që po largohen nga Shqipëria, duket sikur shoqëria jonë po i fshihet një problemi që e ka krijuar vetë. Si fillim duke mbështetur edhe produkte politike që duhet ta kishte çuar me para Shqipërinë. Po ashtu kërkojmë që gjithçka ta zgjidhim familjarisht edhe në politikë, kështu sistemi i meritës nuk ka funksionuar. Ata që kanë ëndrra dhe aftësi profesionale, nuk po përballen me këtë realitet, por kanë vendosur që të largohen.”, – u shpreh Oketa.
Diskutime rreth kësaj post