Gazmend Oketa, një prej figurave më të njohura të PD ndër vite, thotë se ngjarjet që po zhvillohen në selinë blu e kanë vënë në vështirësi.
Edhe pse nuk mban krah në përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Oketa u shpreh se nga kjo luftë fiton Rama dhe dëmtohet opozita.
“Është një situatë që na vendos në vështirësi, jo vetëm kur dalim publikisht, por edhe kur ulemi në tryeza normale me përkrahës dhe anëtarë të thjeshtë të PD. Gjithë shqetësimi im në raport me këto zhvillime shkon për anëtarët e PD dhe qytarët e paangazhuar politikisht, që e kanë parë shpresën tek opozita dhe aq më shumë PD. Është një situatë që askush nuk e kishte parashikuar. Përplasja Basha-Berisha është e komplikuar, nuk e di si do vazhdojë, por kjo përplasje do dëmtojë dhe fragmentarizojë PD-në. Kjo tërheq vëmendjen nga problemet reale që ka vendi. I fituari i madh është Edi Rama”, tha Oketa në “Zona Zero” në Top News.
Diskutime rreth kësaj post