Ish-deputeti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Gazmend Oketa ka komentuar situatën politike brenda Partisë Demokratike. Oketa ka analizuar luftën brenda PD mes Berishës dhe Bashës për drejtimin e partisë, ku sipas tij Basha nuk ka mbështetje në anëtarësinë e PD pasi ai gjithë investimin e tij e kishte bërë të Berisha dhe jo te anëtarësia e partisë, te demokratët për të cilët ai ka nevojë sot.
Komenti i Otekës:
“Fatkeqësisht Basha e ka çuar raportin e besueshmërisë së tij me anëtarësisë në kuotat më të ulëta. Kjo i ka bërë demokratët që me një shkrepëse të marrë zjarr. Foltorja i ka dhënë një tjetër gjallëri PD. Nëse Basha do të kishte këtë raport me anëtarësinë, Berisha do ta kishte të vështirë të vijonte me Foltoren. Basha do gabonte nëse do vijonte sërish, të dorëhiqesh nuk është fundi i botës. Gjithë investimin e tij Basha e kishte bërë te Berisha, jo te anëtarësia e partisë, sot që i duhet ajo Basha nuk e ka. Anëtarësia e shohin Berishën si një njeri që mund t’i bashkojë demokratët.”, u shpreh Gazmend Oketa.
Diskutime rreth kësaj post