Pas Durrësit dhe Dibrës edhe Kruja është në hetim për krime elektorale. Numti dy i PD-së Gazment Bardhi konfirmon hetimet nga ana e Prokurorisë së këtij rrethi dhe flet për përfshirje të zyrtareve te larte te Partisë Socialiste edhe pse për momentin shmang emrat.
“Ka zyrtare te lart ne nivel qendror dhe lokal te PS qe janë përfshirë në një skeme te manipulimit te votimeve nëpërmjet blerjes se votës apo përdorimit te emigranteve për votime fiktive ne zgjedhjet moiste te 30 qershorit”, shprehet Gazmend Bardhi.
Zyrtari demokrat i kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për krime elektorale edhe në Tiranë duke u ndalur tek rasti i Hermes Nikajt të njohur me nofkën zogu i Tiranës, i kapur në përgjime për shitblerje vote me një mikeshën e tij moderatore.
“Thirrja ndaj SPAK te nise hetimet për te vene para përgjegjësinë cilindo qe ka ndërtuar skeme e manipulimit te votave ne 30 qershor”, shton Bardhi.
Por, a besojnë demokratët se SPAK do të bëjë drejtësi, ku vetëm pak ditë më parë akuzuan kreun e kësaj strukture Arben Kraja për të shkuarën e tij në periudhën e komunizmit.
“Prokurorët që janë evidentuar ne takime përfaqësues te larte te qeverise apo si hetues te komunizmit duhet te tërhiqet nga SPAK për hir të besueshmërisë”, tha ai.
Viti u ardhshëm politik i demokratëve do të nise dyerve të drejtësisë më kallëzime pranë SPAK për qeverinë.
“Fillim te janarit do kemi depozitimeve kallëzimeve nga PD për ferra korruptive te kësaj qeverie”, shton më tej Bardhi, shkruan TCH.
Diskutime rreth kësaj post