Një gazetare me inicialet E.B,e cila rezulton të jetë dhe vajza e një diplomati të njohur në Tiranë, është kapur nga polcia me 8 doza heroine dhe më pas është liruar, por ky fakt është mbajtur sekret.
E. B., ka qenë klientja e rregullt e një grupi kriminal që shpërndante drogë në Tiranë, madje herë pas herë anëtarët e këtij grupi hynin në konflikt me njëri-tjetrin se kush duhet tia shiste i pari sinë e drogës, kësaj klienteje.
Për shkak të rëndësisë që kishte kjo kliente, ajo etiketohej me fjalën e koduar “TVSH”-ja. Në përgjimet e kryera, nga prokuroria jepet një tablo më e plotë e arrestimit të saj dhe bisedës mes dy shitësve të drogës.
Madje, gjatë përgjimeve të realizuara, njëri nga drejtuesit e këtij grupi Bushati teksa komunikon me shpërndarësin Astrit Beka, i ka pohuar se duhet të shkëpuste bisedën pasi pikërisht në atë moment, po e telefononte vajza e diplomatit, e cila kishte porositur disa herë doza heroine.
Ky grup kriminal përbëhej nga 26 persona, ndërkohë që pak ditë më parë gjysmat e personave të arrestuar janë dënuar pak ditë më parë nga gjykata e Tiranës. Grupi komunikonte nëpërmjet kodeve duke e quajtur heroinën dhe kokainën “Bojë” ose “Semafor i kuq”, raporton Shqiptarja.com.
Nga ana e përfaqësuesit të akuzës u pretendua në gjykim se, nga hetimet paraprake me metoda speciale si dhe nga informacionet e siguruara ne rruge operative nga Seksioni per Narkotiket ka rezultuar se, të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin në aktivitetin kriminal të prodhimit dhe shitjes së narkotikeve ne menyre te rregullt dhe te vazhdueshme.
26 anëtarët e këtij grupi, janë marrë me aktivitet kriminal në fushën e narkotikeve duke shitur lëndë narkotike të llojit Heroinë dhe kokainë. Sa i përket mekanizmit të shitjes së lëndës narkotike, përfaqësuesi i akuzës pretendoi se, bëhej në këtë mënyrë. Julian Bushati siguronte në sasi të konsiderueshme lëndën narkotike të llojit heroine tek i pandehuri Gëzim Muhameti e tek persona të tjerë.
Me pas, këtë sasi e përpunonte në banesën e tij dhe në atë të të pandehurve Kol Kllapi e Sonila Dinoshit duke e shtuar me përbërës të tjerë. Këta të fundit, sipas akuzës, dispononin mjete dhe kishin përshtatur njërën dhomë si minilaborator, në të cilën u sekuestrua peshorja dhe sende të tjera, për përgatitjen e dozave të lëndës narkotike. Pasi përpunonin lëndën narkotike, e dërgonin në sasi rreth 100-150 gram çdo dite tek i pandehuri Sokol Kllapi dhe pjesën tjetër e shpërndan.
Kol Kllapi se bashku me Sonila Dinoshin, kishin marrë një apartament me qëra në rrugën ‘’Mihal Grameno’’ tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i dyqanit të vajgurit”, në një pallat gjashtë katësh i ndërtuar hershëm.Sasia e lëndës narkotike ndahje prej tyre në porcione prej 0.3 gram secila dhe shitej çdo porcion për çmimin 1.000 lekë të reja.Personat e grupit kriminal përdornin motora skuter dhe automjete për të lëvizur në Tiranë, ndërkohë heroina ishte e cilësisë më të mirë në treg dhe klientela e përdoruesve, ka qenë në rritje. Shpërndarja e lëndës narkotike,fillonte në orën 08.00 të mëngjesit dhe vazhdonte deri në mbrëmje.
Në vendimin e gjykatës së Tiranës thuhet se Astrit Beka,ka shpërndarë lëndë narkotike për llogari të të pandehurit Julian Bushati dhe Armando Murati, fakt të cilin përfaqësuesi i akuzës pretendoi se vërtetohej me materialin e transkriptuar nga biseda telefonike e zhvilluar në gusht 2015.
Diskutime rreth kësaj post