Gjatë një interviste në “Breaking”, gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka rrëfyer detaje nga ngjarja në Shkodër, ku Alma Arrazi u mbyt në lumë me tre fëmijët e saj.
Duke raportuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në 2 maj, Lala ngre pikëpyetjen “si ka mundësi që nuk ka pasur dëshmitare në vendngjarje, në një orar kur ka trafik në urën e Bunës”.
“Nëse ne nxjerrim detaje të mënyrës se si janë hedhur në lumë ata fëmijë. Të themi që hodhi fëmijën e parë, pastaj të dytin, pastaj të tretin, nuk mendoj se i shërben opinionit publik. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se ajo ka mësuar tradhtinë e bashkëshortit
Mesa nga dëgjuar nga njerëz të afërm, lidhja e tyre nuk ishte pranuar nga asnjëra prej familjeve në fillim, pasi Alma ishte 8-9 vite më e madhe në moshë. Ditën e ngjarjes, ka dalë, ka takuar kunatën, nusen e vëllait të bashkëshortit. Aty ka mësuar për tradhtinë e Erdgysit, papritur çohet nga kafja dhe shfaqet pranë urës mbi lumin Bunë, sipas pamjeve nga disa pamje sigurie.
Mendohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të datës 2 maj. Më bën përshtypje se në atë orar, ura është e ngarkuar, nuk e kuptoj dot si nuk ka pasur asnjë dëshmitar. Është e habitshme”.
Sipas gazetares, policia duhet të ishte më e kujdesshme në mënyrën si ka përcjellë deklarata.
“Duhet hetuar Erdgysi. Gratë duhet të denoncojnë dhunën, nuk është zgjidhje vetëvrasja. Ka detaje që nuk i kemi të konfirmuara, për shembull thuhet se bashkëshorti i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia. U fol edhe se Alma ka probleme te shëndetit mendor”.
Gjithashtu, gazetarja apeloi për ndërgjegjësim, teksa tregoi një rast personal, të një gruaje që vite më pare e gjeti në urën e Lanës.
“Referimi i rasteve do të duhej, duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë. Në momentin që konstatojmë që dikush ka diçka që nuk shkon. Bashkë me kolegen time Anila Hoxha, para disa vitesh, takuam krejt rastësisht një të njohurën tonë, e cila ishte shkolluar shumë mirë dhe kishte përfunduar të jetonte poshtë urës së Lanës. U tronditëm shumë, por ne nuk qëndruam duartkryq. Gjetëm kontaktet e familjes, e qendrave pritëse, mjekëve. E kemi marrë në atë gjendje në mjerueshme dhe u munduam ta orientonim. Ajo vajzë sot ka punë në një institucion dhe ka një jetë të shëndetshme”.
Diskutime rreth kësaj post