Gazetarja Arbana Xharra u shpreh se vizita e kryeministrit Ramës në Kosovë ishte një lojë e tij për të reaguar kundrejt kritikave.
Ajo tha se kryeministri Rama nuk mund të flasë për Kosovën sepse ajo ka sovranitetin e saj, por duhet të ndihmojë atë.
“Vizita në Kosovë ishte e nevojshme për Ramën. Madje edhe dekorimi i Rexhep Qoses ishte për tu rënë kritikave ndaj Ramës. Rama ka ditur që të luajë lojëra të tilla për të marrë reagime. Shkoi në Beograd duke thënë se Kosova është e pavarur. Rama është iniciator i Open Ballkan dhe pse e di se Kosovës nuk i leverdisë.
Edhe politikanët e Kosovës i sheh nga lart. Rama nuk mund të flasë për Kosovën, sigurisht që mund ta ndihmojë Kosovën, sepse kemi shumë ngecje në raport me ekonominë. Nuk mundtë kërcesh në dy dasma njëherësh dhe Rama këtë po bën. Mendoj se veprimet e fundit të Kurtit janë të mira, sidomos me reciprocitetin. Rama ka treguar afërsi me Vuçiçin sikur është politikan i moderuar”, – tha Xharra për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post