Momente paniku për familjen me shtatë anëtarë, të cilët mbetën të ngujuar në vilën katërkatëshe. Edhe pse nga vila e shkatërruar vinin thirrje për ndihmë nga një djalë, ajo u rrëzua totalisht.
Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte nga banesa në zonën e Kënetës, bëri publike një dëshmi rrëqethëse që vinte nga vila e shembur në Kënetë të Durrësit.
Gjatë një bashkëbisedimi me një të afërm të familjes me origjinë nga Dibra, djali 17-vjeçar kishte kërkuar ujë.
Pasi i kishin dhënë ujë, forcat e ndërhyrjes në terren kishin tentuar t’i ofroheshin për ndihmë djalit, por fatkeqësisht banesa u shemb totalisht.
Lidhur me këtë skenë të dhimbshme gazetarja Lala tregon mes lotësh se:
“Nga ajo që bisedova me një të afërm të familjes, djali kërkonte ujë, dhe se kishte deklaruar se nuk shihte persona të tjerë rreth e qark. Ata i dhanë t’i japin ujë…me shpresën që të ndërhynin…ai ishte bllokuar mes një kolone”.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post