Xhisiela Maloku, në një prononcim për median nga Gjykata e Apelit, i doli në krah Rexhep Rrajes, madje duke kërcënuar dhe gazetararët me padi për shpifje.
Me syze të shtrenjta, kostum adidas e atlete firmato, Xhisiela mes të tjerëve, tërhoqi dhe vëmendjen e gazetares së Ora News Flutura Tota. Në një reagim në Facebook, Tota bën një krahasim mes saj dhe Xhisielës, ndërsa pyet, ‘A nuk është e padrejtë jeta?”
“Unë dhe Xhisiela!
Teksa ajo prononcohej, unë meditoja
Ajo syzet 400 euro, unë syzet dhuratë nga vëllezërit.
Ajo rroba firmato, unë xhaketën dhe këmishën e motrave
Ajo tangërllik, unë “pjekje” në diell duke e pritur
A nuk ështe e padrejtë jeta??”, shkruan gazetarja Flutura Tota.
Diskutime rreth kësaj post