Gazetarja Juela Meçani është shprehur se disa deputetë demokratë kanë deklaruar se do t’i bashkohen grupit të Sali Berishës, pasi ai të marrë vulën dhe logon e PD-së.
Ajo tha se Dashnor Sula, Lefter Gështenja dhe Flamur Hoxha janë emrat e deputetëve të cilët do i bashkohen ish-kryeministrit.
“Në të dyja rastet era do fryjë nga PD e Rithemelimit. Edhe nëse logoja dhe vula do t’i shkojë ankimuesve, akoma edhe më shumë njerëz do t’i bashkohen Sali Berishës dhe ekipit të tij. Edhe nëse vula do të shkojë aty ku i takon të jetë, aq më shumë njerëz do të ketë.
Pjesa më e madhe, përfshirë Dashnor Sulën, zotin Lefter Gështenja, zotin Hoxha, të gjithë janë shprehur qartësisht, disa herë publikisht, që ne do të jemi në Partinë Demokratike, kudoqoftë vula dhe logoja e saj”, tha ajo për “Euronews”.
Seanca në Gjykatën e Apelit të fatin e Partisë Demokratike është shtyrë për datën 17 janar
Diskutime rreth kësaj post