Kreu i qeverisë Edi Rama, ishte sot në Vlorë, duke marrë pjesë në konferencën “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”, ndërsa më parë ndaloi edhe në Darëzezë për të inaguruar një rrugë.
Teksa fliste në konferencë, një numër i madh gazetarësh e pritën atë jashtë, me qëllim marrjen e një përgjigjeje për procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Por, në momentin që Rama ndaloi, gazetarët e pyetën atë në lidhje me një deklaratë të Berishës, duke marrë një përgjigje tipike.
Biseda mes tyre:
Gazetarja: “Berisha nga Vlora tha…”.
Rama: “Kush është ky”?
Gazetarja: “Ai”.
Rama: “Kush pra”?
Gazetarja: “Berisha”.
Rama: “Ndjesë Pastë”!
Diskutime rreth kësaj post