Një gazetare e famshme afgane që është strehuar në Shqipëri dhe që nuk preferon që emri i saj të bëhet publik ka dhënë një intervistë për ReportTv.
Ajo nuk do që t’ia tregojnë emrin, pasi ka frikë për pjesën tjetër të familjarëve të saj që kanë mbeture në Afganistan. Ajo thotë se ata janë në rrezik nga talebanët të cilët duan gjak.
“Për veten time nuk dua asgjë. Gjithçka dua tani është shpëtimi i njerëzve të mi. Ata rrezikojnë jetën në çdo minutë që kalon. Ata duhen ndihmuar sepse humbën gjithcka”. – tha ajo.
Vetë ajo që kur talebanët përparuan në luftën e tyre në Afganistan, ka qëndruar fshehur kohët e fundit. Ajo mbante kontakt me përfaqësuesit e evakuimit derisa dhe e njoftuan për fluturimin nga Kabuli në Abu Dhabi. Më pas në Shqipëri ku edhe është sistemuar në një nga dhomat e qytetit Studenti. Ajo kërkon ndihmë për afganët.
“Kombet e huaja nuk duhet t’i lenë në mëshirë të fatit pasi është çeshtje jetë a vdekje nëse mbeten në duart e talebanëve. Gjithcka që ata bëjnë janë sulmet terroriste” – tha ajo.
Gazetarja ka lënë pas kolegë të saj të cilët u rrëmbyen nga talebanët. Ajo nuk di asgjë për fatin e tyre.
“Na njoftuan se një pjesë e stafit të mediave, gazetar dhe kameraman janë rrëmbyer nga talebanët. Tani nuk mund të them se si ndihem, ne kemi humbur gjithçka kishim dhe nuk na ka mbetur më asgjë. Kemi ende familjet atje që gjenden në situate të keqe”. – tha ajo.
Gruaja e cila ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me informacionin, nuk e besonte sa shpejt ndodhi gjithçka në vendin e saj. Që nga pushtimi i talebanëve që morën territor orë pas ore, deri tek mbyllja e jetës së çdo intelektuali.
“Jam shumë e trishtuar për situatën atje. Nuk e prisnim një gjë të tillë, pasi cdo gjë u bllokua menjëherë, duke na përballur më një situate ndryshe, nuk mund të vazhdonim jetën normalisht, nuk mund të shkonim dot në punë. Ata pushtuan gjithçka përpara se ne të lëviznim nga Afganistani. Ju ndoshta keni dëgjuar për situatën atje që talebanët kanë marrë kontrollin e qytetarëve, por realisht është një tmerr i vërtetë”. – tha ajo.
A keni ende kontakte me të afërm ose koleg në Afganistan?
“Po, jemi akoma në kontakt here pas here Ata na informojnë se çfarë realisht ndodh aty. Talebanët kanë marrë situatën në kontroll dhe shumë njerëz janë vrarë nga sulmet e tyre, ndaj janë shumë të shqetësuar. Është është shumë e trishtueshme ajo çfarë po ndodh aty”. – tha ajo.
Me shpresën se fuqitë e mëdha do të shpëtojnë çdo afganas në rrezik, ajo akoma nuk ka mësuar për mbylljen e evakuimeve dhe bën apel për ndihmë.
“Tani nuk mund të them se në vendit tim janë të sigurt. Kjo është ajo që dua të ngre si problem që duhet zgjidhur. Dua që njerëzit të largohen nga Afganistani, të paktën SHBA ose dhe ndonjë vend tjetër duhet patjetër ti ndihmojë në këto momente. Duhet të tregohemi human”. -tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post