Histori dashurie, mashtrimi dhe gazetarie. Një gazetare ekonomie e afirmuar amerikane, ka hapur zemrën e saj për të përjavshmen EL për të treguar historinë e trazuar dhe të papërfunduar të dashurisë, në të cilën u përfshi pesë vjet më parë kur po ndiqte problemet gjyqësore të një sipërmarrësi të ri të industrisë farmaceutike.
Për Christie Smythe, 38 vjeç, ai që filloi si një reportazh ekskluziv, mundësia për të pasur një burim të pakapshëm si 37 vjeçari Martin Shkreli, u transformua me kohën në një marrëdhënie besimi, bashkëpunimi recipriok, dhe në fund një dashuri që e detyroi atë të divorcohej, të ndërronte shtëpi, të humbasë punën, ndërkohë që ai grumbullonte probleme gjyqësore dhe dënime për mashtrim.
Çdo gjë nisi në vitin 2015, kur Smith, një gazetare e shkëlqyer e specializuar në kronikën gjyqësore për agjencinë financiare Bloomberg, filloi të ndiqtete çështjet e Martin Shkrelit, i cili në atë kohë ishte bërë i famshëm për themelimin e fondeve spekuluese dhe kompani farmaceutike si Retrofin, dhe Turing Farmaceutikal. Në këtë kuadër ai përfitoi epitetin e ‘Farma Bro” – njeriu më i keq i Amerikës – i cili brenda një nate ngriti me më shumë se 5 mijë për qind cmimin e Daraprim, një ilaç i rëndësisë jetësore për të sëmurët me Sida.
Shkrelit i pëlqente të reklamonte pasuritë e tij, ishte i famshëm për koleksionin e tij muzikor dhe kishte blerë për 2 milion dollarë albumin e U Tang Klan, më saktë kapjen e vetme që ishte bërë vetëm për të. Në vitin 2015 ai u arrestua për herë të parë nga FBI, për mashtrim financiar, dhe këtë dënim e ndoqi një tjetër dy vite parë, gjithnjë për mashtrim, me 7 vite burg.
Proceset gjyqësore 38 vjeçari i kishte përballuar me kokën lart duke vazhduar të tregohet arrogant në rrjetet sociale; duke vendosur të mbrohej vetë në gjykatë; dhe debatonte në distancë me gazetarët që përpiqeshin t’i afroheshin. Pikërisht në këtë mënyrë gazetarja iu përpoq të afrohej fillimisht me mesazhe dhe e-maile deri sa e bindi për një intervistë ballë për ballë, ekskluzive. Më pas ishte Shkreli që i kërkonte ndihmë gazetares për të gjetur një avokat të mirë dhe për të treguar versionin e tij të fakteve.
Në atë kohë Smythe ishte e martuar dhe kishte një jetë të përsosur në Brooklyn, shumë punë dhe shumë presion. Ajo shprehet se kur e pa Shkrelin në gjykatë, ajo pa një burrë të ndershëm dhe jo një mashtrues: Ndoshta po tërhiqesha nga një mjeshtër manipulimi por kisha përshtypjen se mund të ruaja kontrollin”, do të shprehej ajo.
Këtë intervistë ajo e kërkoi dhe e reklamoi në rrjetet sociale si një proces i dhimbshëm që më në fund po sheh dritën. Por tashmë që çdo gjë është publikuar dhe ajo ndihet më e qetë, Shkreli nuk e ka vlerësuar shumë këtë ekspozim të anës së tij më të brishtë. Në një deklaratë të ftohtë për revistën EL ai i uroi çdo të mirë për sukseset e saj të ardhshme Smythe. Farma Bro është sërish njeriu më i keq i Amerikës.
Diskutime rreth kësaj post