Një gazetare afgane dha një intervistë emocionale teksa po largohej nga Afganistani nga frika se talebanët do ta vrisnin për shkak të punës që bënte.
“Unë e dua vendin tim, por nuk mund të qëndroj këtu” – tha Wahida Faizi për “BBC” në Kabul.
Ajo u zotua të mos kthehet kurrë në Afganistan. “Pas kësaj, nuk është vendi im.”
Një zëdhënës i talebanëve tha se gratë që punojnë duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa të krijohen sistemet e duhura për të garantuar sigurinë e tyre.
Diskutime rreth kësaj post