Denis Dyrnjaja një nga gazetarët më të njohur në vend u shpreh se partitë e vogla janë rrudhur aq shumë saqë ideja që kanë njerëzit në perceptimin e tyre është që përtej Fatmir Mediut apo Agron Dukës nuk ka një person tjetër.
“Njerëzit kanë një perceptim që përtej Dukës dhe Mediut nuk ka një dysh, tresh apo katër. Partitë janë rrudhur aq shumë sa identifikohet kryetari me partinë. Ideja që kanë njerëzit në perceptimin e tyre është që përtej Fatmir Mediut, Agron Dukës apo të tjerëve, nuk ka një person tjetër.
Po të kthehemi rreth 15 vite më parë, shohim se të gjitha partitë e vogla gjeneronin identitete politikanësh, tani çfarë ndodhi ishte një pakt i pashkruar nga partitë e mëdha për të shkrirë partitë e vogla. Skema elektorale u bë që të përfshiheshin këta dhe dëmi elektoral të binte mbi këta. Pra këta kanë pranuar të humbin identitet, përveç Dukës që ka dashur të dalë vetëm duke provuar veten dhe kjo duhej bërë të sfidonin veten. duet të dilnin më vete”, tha gazetari.
Diskutime rreth kësaj post