Luçiano Boçi ishte një rikthim në minutat e fundit mbrëmë teksa PD-ja po dorëzonte listat në KQZ. Gazetari Juxhin Mustafaraj tha se mes Lulzim Bashës dhe Boçit ka pasur një telefonatë.
“Ka pasur një komunikim telefonik mes Bashës dhe Boçit duke i kërkuar të kontribuojë duke qenë i shtati në listë, pasi është marrë konfirmimi do të jetë i shtati”, tha gazetari i ABC.
Në Kryesinë e PD-së, tha më tej Juxhin Mustafaraj nuk ka pasur debate, por pakënaqësi po, pasi janë sakrifikuar shumë demokratë.
“Në Kryesinë e PD-së nuk ka pasur debate. Lista ka sakrifikuar shumë demokratë që kanë qenë të angazhuar në opozitë.
Florion Mima ka qenë një surprizë për mos përfshirjen e tij në listat e PD-së. Duke qenë të bindur se demokratët do të jenë në qeverisje është menduar një pozicion i ri pas zgjedhjeve“.
Aleatët? “Partia e Shpëtim Idrizit ka marrë 4 deputetë në zona të sigurta. Përfshirja e Dules në Tiranë mund të konsiderohet surprizë, pasi pritej që të ishte në Korçë ose Vlorë.
Por është menduar për të mos prishur balancat e PD-së në këto dy qarqe është të kandidojë në Tiranë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post