Një gazetar në Nikaragua u vra gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të protestave antiqeveritare. Ángel Gahona po raportonte për dëmin që kishte pësuar një bankë në qytetin ‘Bluefilds’ kur u godit nga një plumb ndërsa transmetonte live në Facebook.
Pamjet shfaqin Gahonën që bie në tokë i mbuluar më gjak dhe njerëzit rreth tij thërrasin të dëshpëruar për ndihmë. Autoritetet në Nikaragua që po përballen me mjaft probleme si pasojë e valës së protestave nuk komentuan gjatë vrasjen e gazetarit dhe thanë se po hetojnë ngjarjen.
Gazetari Angel Gahona nuk është viktima e vetme e dhunës në Nikaragua, ku gjatë ditëve të fundit janë vrarë në protesta edhe 10 persona të tjerë, megjithëse organizatat për të drejtat e njeriut flasin për më shumë se 25 viktima. Protestat masive janë organizuar kundër ndryshimeve në ligjin e pensioneve të miratuara nga qeveria e presidentit Daniel Ortega.
Vendimi i qeverisë rriti kontributet për pensionet e punëtorëve dhe nëpunësve, por ul me 5% përfitimet e tyre. Protestuesit e zemëruar kanë djegur ndërtesat qeveritare në shumë qytete ku autoritetet kanë dislokuar edhe ushtrinë në përpjekje për të ruajtur rendin.
Protestat masive janë sfida më e madhe ndaj sundimit të Ortegës që nisi në vitin 2007. Pas rizgjedhjes në 2016, Ortega mori si zëvendëse gruan e tij Rosario Murrilo diçka që nuk kontribuoi aspak në popullaritetin e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=nx9GwvNHV3s
Diskutime rreth kësaj post