Mediat serbe kanë sulmuar gazetarin në Beograd, Slobodan Georgiev, duke e quajtur ‘më shqiptar se shqiptarët’, lidhur me një reagim të tijin në Twitter, ku ai thotë se “Edi Rama është lideri më i madh i Ballkanit”.
Gazeta serbe Informer, duke komentuar reagimin në Twitter të Georgiev, shkruan se ky gazetar ja ka futur kot, përcjellë gazetametro.net.
“Gazetari Slobodan Georgiev pa u skuqur ia futi se kryeministri shqiptar Edi Rama për të është lider i Ballkanit!”.
Georgiev në Twitter ka kritikuar reagimet e Vucicit pas deklaratës së Ramës se nëse BE i mbyll dyert për vendet e Ballkanit Perëndimor, atëherë Kosova dhe Shqipëria do të bëhen bashkë.
“Edhe një nga deklaratat e pakripë, edhe psee kampanja dhe zgjedhjet janë kryer. Por, çfarë do të thotë kjo? Lider është Rama e jo ti”, ka shkruar Georgiev duke u thirrur në deklaratat e kryeministrit serb Aleksandar Vucic me rastin e paralajmërimeve të krijimit të Shqipërisë së Madhe të cilat u thanë ditëve të fundit nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçit.
Gazeta serbe Informer, tutje shton se, këto deklarata të Georgiev’it dhe sulmuesve nga OJQ-të urrejnë gjithçka që është serbe, dhe nuk duhet askush të çuditet prej tyre, duke pasur parasysh deklaratat e tij të mëhershme kur ka pohuar se “Serbia është krijesë fashiste”.
Diskutime rreth kësaj post