Gazetari Robert Papa i ftuar në MCN TV teksa fliste për situatën politike në Shqipëri, deklaroi se Meta dhe Berisha e kanë matematikisht të mundur fitoren në bashkinë e Tiranës, ku votuesit s’janë të kënaqur me Veliajn dhe faktin që në kryeqytet pastrohen shuma të mëdha parash.
“Meta ka gjynahet e tij, por ka lëvizur. Dihet që bashkinë ia dha Veliajt pikërisht Meta se bashkoi votat. Nëse do jetë me Berishën, nga ana matematikore logjika është që bashkia e Tiranës do ndjek rrugën e Shkodrës. Votuesit s’janë të kënaqur me ndërtimet pa kuptim, rreth 600 milionë dollarë pastrim parash. Asnjë nga ata s’ka thënë që është anti-amerikan. Vota është ajo që vendos. Nuk mund t’i thuash një votuesi mos shko pas këtij, këtë nuk e thua dot këtu në Amerikë.
Në DASH dihet që shumë votojnë për demokratët. Akuza për korrupsion ka Biden, Trump, por deri në çastin që s’është provuar nga gjykata s’mund t’i thuash… Kemi këto troje nga ata, por kjo s’do të thotë që ata që e mendojnë veten nga qendra e djathtë të qëndrojnë kokëulur dhe të mos kundërshtojnë. E keqja e madhe kush është, Berisha apo Rama? Përgjigjja e kësaj jep rrugëzgjidhjen. Amerikanët kanë dhënë 2 mld dollarë ndihma nga 92-shi dhe këtej. Reforma në drejtësi është kryer nga amerikanët, është përgjegjësi e tyre.
Rama tregohet autokrat, gjysmë diktator me batuta fëminore ndaj ambasadores amerikane dhe ajo e ka hequr nga ftesa. Kjo është një goditje për të. Edhe me Ramën amerikanët s‘janë të kënaqur. Dihet korrupsioni i tij. Rama e ka kuptuar që raportet e nxira për korrupsion vijnë nga ambasadorja Kim. Çdo takim me amerikanët për ne është pozitiv. Që Shqipëria është pjesë e strategjisë amerikane kjo nuk diskutohet. Është ideja për zhvendosje të Ramës nga Erdogan, duke ftuar arabët në Durrës, me ‘Open Balkan’, ata duan të thonë që kjo tokë është tokë e ndikimit amerikan. Rama bie ndesh me strategjinë e madhe amerikane. Amerikanët në diplomaci është e vështirë t’i kuptosh. Ata janë aleati ynë më i madh dhe s’duhet të prishemi kurrë me ta, por ajo që vendos është vota. Rama e ka ditur për takimin në Uashington, pa diskutim. Ky lloj reagimi i tij i kthehet në bumerang.
E keqja është me liderët shqiptar, ai takon Macron i duket vetja president i Francës, harron që është kryeministri i një vendi me 2 milionë votues, dhe harron që pa shtete të mëdha ekonomia i merr fund. Aleatët tanë të mëdhenj janë Amerika, Gjermania dhe Turqia, por jo me metodat autoritare të Erdoganit. Duket qartë amnistia fiskale po kundërshtohet nga amerikanët. Pastrohen para edhe nga Turqia, flitet për shuma të mëdha. Nuk mund të mbahet pushteti në këtë mënyrë”, deklaroi Papa.
Diskutime rreth kësaj post