Gazetari Robert Papa e cilëson servilizëm ndaj Sorosit festimin e Hanukkah dy ditë më parë në Tiranë. Në një lidhje Skype, Papa tha se pjesëmarrja e kryeministrit Rama në këtë festë, kur Shqipëria nuk ka komunitet hebre, është qesharake.
“Nuk jemi antisemitë. Por unë nuk e di të ketë ndonjë komunitet hebre në Tiranë. Të ketë një rabi në Tiranë për servilizëm ndaj Sorosit është qesharake. Kjo kohë është për Krishtlindjet.
Hanukkah është për të minimizuar festën e Krishtlindjeve. Në botë janë 2.54 miliard të krishterë. Është ofendim që në këtë javë të përmendet Hanukkah. E majta e ka edhe këtë, ta spostojë Krishtlindjen.
Rama në një nga rezymetë e tij kur ka hyrë në fondacionin Soros ka shkruar se është edhe me origjinë hebreje. Shqipëria është vend laik dhe nuk mund të bësh të tilla festime, kur nuk ke komunitet hebre”, deklaroi Papa.
Diskutime rreth kësaj post