Për gazetarin Robert Papa, kryeministri Edi Rama, është ai i cili po mbështet ndikimin rus në Shqipëri, me aleatin e vetëm të Moskës, presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Në një intervistë për Euronews Albania, Papa e cilësoi skandaloze qëndrimin e Ramës, ku i kërkon Bashkimit Evropian që të mos i ushtrojnë presion Vuçiçit për sanksionet ndaj Rusisë.
Në lidhje me akuzat e Ramës ndaj liderëve të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, se protesta e tyre u financua nga rusët, Papa nënvizoi se kreu i qeverisë duhet të paraqesë fakte.
“Kush po e mbështet ndikimin rus në Shqipëri? Mendimi im, por edhe i të tjerëve, kryeministri Rama, me aleatin e vetëm të Rusisë, me Vuçiçin, është e thjeshtë. Madje, kërkon që mos t’i bëjnë presion Vuçiçit për sanksionet ndaj Rusisë, skandaloze.
Jep fakte zoti Rama, arresto kush merret me rublat ruse, askush nuk do të vinte askënd që të kishte mbështetjen e Rusisë. Por qëndrimi yt vëllazëror me Vuçiçin, është tejet skandaloz. Rama ka kohë që nuk ikën nga fillesat e partisë së vet, në Beograd”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post