Gazetari Adrian Thano u përfshi në një debat të fortë me akuza dhe kundër akuza me deputeten socialiste Blerina Gjylameti kur ra fjala për imazhin e Shqipërisë, ndërsa u desh ndërhyrja e drejtuesit të programit për të ulur tensionin.
Debati në studio:
“As pro, as kundër”
Adrian Thano: Hapi temën e premtimeve, ju i keni mbajtur ju, se ke 8 vite?
Blerina Gjylameti: Absolutisht po.
Adrian Thano: Ju flisni për imazhin e Shqipërisë kur jeni në qeverisje, kur jeni në opozitë flisni ndryshe dhe ndërroni vendet me ata, ata bëjnë të njëjtën gjë si ju tani. Na tregoni imazhin e Shqipërisë, po cfarë ke bërë ti për imazhin e Shqipërisë para 8 viteve?
Blerina Gjylameti: Zoti Thano po paragjykoni.
Adrian Thano: Ti jo njëherë, se je e re, ke ardhur me Rilindjen, po ata të tjerët përpara? A e kanë nxirë njëlloj me këtë standardin tënd?
Blerina Gjylameti: Je duke paragjykuar. E para unë ju, unë jam zonja Gjylameti, nuk jam ti?
Adrian Thano: Zonja Gjylameti jeni për ata që kanë respekt, unë nuk kam pikë respekti, pasi ndryshe flisni kur qeni në opozitë dhe ndryshe në qeveri.
Blerina Gjylameti: Nëse nuk ke respekt për mua mu drejto me etikë në studio, pasi pa etikë nuk lejoj askënd. Nëse nuk ke respekt mos mu drejto.
Robert Aliaj: Nuk është se nuk ka respekt për ju personalisht, nuk tha këtë, por për ju si forcë politike. Nuk është personale.
Blerina Gjylameti: Jo, sapo ma tha.
Adrian Thano: Ti nuk përfaqëson historinë në PS, ti ke ardhur tani, o zonjë, a ke ardhur tani ti, pas 2013?
Blerina Gjylameti: Zoti Thano, nëse nuk i njihni njerëzit interesohuni.
Adrian Thano: Jam interesuar. Jam interesuar.
Blerina Gjylameti: Nëse jeni interesuar mos flisni kështu…është shumë e pavend.
Adrian Thano: Po ça i keni këto, imazhi i Shqipërisë, hapi para 2013 cfarë keni bërë ju për imazhin e Shqipërisë, të tregoj.
Blerina Gjylameti: Zoti Thano do ju lutesha të jeni më respekt përsa kohë jemi në një panel.
Adrian Thano: Kam respekt për studion unë, jo për ty.
Blerina Gjylameti: Atëherë drejtohuni andej, mua nuk më mungon respekti juaj. Vazhdoni drejtohuni andej.
Adrian Thano: Temën e së majtës e hapa unë, nëse s’do që unë të përgjigjem, mos fol.
Blerina Gjylameti: Unë ju sugjeroj të qetësohuni se po humbisni qetësinë.
Adrian Thano: Unë jam shumë i qetë dhe mbi të gjitha jam i qartë, me hipokrizinë tuaj, na e keni shpifur.
Blerina Gjylameti: Robert unë me këto terma nuk jam fare dakord.
Adrian Thano: Ec mo burrë tani, mos na trego imazhin e Shqipërisë, sikur se dimë cfarë keni bërë përpara se të vinit në pushtet.
Diskutime rreth kësaj post