Sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një 34-vjeçare kishte ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Ajo është pacientja më e re e pandemisë në vendin tonë dhe fakti më i rëndë është se ishte infektuar në QSUT.
Gazetari Erion Skëndaj raporton se viktima nga Quksi i Librazhdit, ishte e shtruar para se të diagnostikohej me COVID-19, në QSUT, ndërsa vuante nga disa sëmundje.
Shtimi i rasteve me Covid-19 javët e fundit është shoqëruar edhe me rritje të numrit të viktimave në vendin tonë. Nga data 1 maj kemi patur 20 humbje jete, nga këto sipas gazetarit, 10 kanë qenë pacientë të cilët janë infektuar në QSUT pasi ishin shtruar aty më parë për sëmundje të tjera.
Ky fakt mbetet për t’u sqaruar nga autoritetet shëndetësore pasi në thirrjet për kujdes të shtuar, një apel i veçantë shkon për ata që kanë sëmundje të tjera. Nëse këta persona nuk janë të sigurt brenda spitalit atëherë çfarë i mbetet për të kururar sëmundjet e tyre? /Opinion
Diskutime rreth kësaj post