Kryeministri Rama ka mbajtur fjalim në konferencën e OSBE për Europën Juglindore, “Gazetari në kohë krizash”.
Deklarata e Ramës:
“Eshtë padyshim kënaqësi të jem këtu, pasi diskutuam me ambasadorin e OSBE-së pak kohë më parë se si të forcojmë bashkëpunimin tonë dhe si të bashkojmë përpjekjet për një mjedis më të mirë, lirinë e medias. Nuk jam saktësisht njeriu i duhur për tu ftuar për shkak të opinioneve të mia që ndryshojnë, jo për lirinë e medias, por mënyrën sesi në emër të kësaj lirie shumë gjëra që shkojnë kundër këtij koncepti ndodhin. I referohem përhapjes në internet të lajmeve të rreme, të sjelljeve që priren të jenë kundër lirisë së njerëzve të tjerë dhe kundër të drejtave të njerëzve të tjerë, kundër llogjikës, kur vjen fjala për gazetarinë. E cila mbështetet në ndjenjë e misionit, fuqi e katërt reale për ti trajtuar kësisoj fuqitë e tjera.
Mendoj se ka një vijë të hollë, është e rrezikshme të kombinosh dhe ti mbash të dyja në harmoni, nga njëra anë të respektojmë lirinë e gazetarëve dhe nga ana tjetër lirinë e qytetarëve. Kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës. Të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëjetuese, e bëjnë shumë të vështirë dallimin mes tyre. Nuk mendoj se mënyra më e mirë është të mbash frikën, duhet të bëjmë durim me këto sasi gënjeshtarash, akuzash dhe shantazhesh që janë kthyer në rrezik. Duhet të reflektojmë, e kemi mësuar në mënyrë më të vështirë, nuk lidhet me qeverinë”, është shprehur Rama.
Diskutime rreth kësaj post