Gazetari dhe ish-deputeti nga Kosova Milaim Zeka ka akuzuar ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe LVV për vazhdimin e një debati fals, në lidhje me pjesëmarrjen e artistit Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë.
Në një shënim në rrjetin social Facebook, Zeka thekson se LVV, dega Shqipëri, e nxitur nga qendra në Kosovë dhe e suportuar nga disa portale, nuk u morën me të vërtetën e hidhur që Serbia po ndërton lagje të tëra matanë urës së Ibrit, por në vend të kësaj i shpallën luftë Bregoviçit në Korçë.
“Serbia që 20 vite e ka shndërruar 17 për qind të territorit të Kosovës në një territor të saj. Atje, tregtia bëhet me dinar serb, atje qëndrojnë të vendosura në shtëpi ose objekte publike fotografitë e Millosheviçit, Mlladiçit dhe Karaxhiçit”, – citohet nga mesazhi i tij.
Sipas tij, duke mos pasur trimëri për të dalë dhe me u marrë me këto fotografi, më lehtë është të luftohet në Korçë dhe Tiranë.
Ai, thekson se artisti Bregoviç, sikur donte të tallej me “patriotët” e pas luftës, duke e hapur koncertin më këngë në gjuhën shqipe.
“U tall edhe me këngën “kallashnikov”, ku dha një mesazh të fortë kundër kësaj kënge”, – shkruan ai.
Gazetari pyet me ironi se cili këngëtar kosovar do të kishte guxim të hapte koncertin në gjuhën serbe në Beograd?
Duke shtuar më tej, jo se ata nuk e duan një gjë të tillë, por u tremben turmave patriotike, që janë rritur me këngë serbe, me filma serb, me edukatë serbe, sa qe edhe veten e quanin “jugosllavë”.
“Qytetarët e Shqipërisë, por as gazetarët, nuk e dinë se ishin pikërisht shumë politikanë dhe intelektualë të Kosovës që e mbështeten Titon për krijimin e “kombit jugosllav”. Shkoni deri tek arkivat e ish-gazetës “Rilindja” dhe aty do të gjeni këta “patriotët” e pasluftës në Kosovë, të cilët flasin shqip, ama mendojnë serbisht. Këndojnë shqip, ama vetëm ato këngët e vjedhura nga Goran Bregoviçi, Zdravko Çoliçi, Ceca apo Dragana”, citohet nga mesazhi i tij.
Shënimi i plotë:
“Dy fjale per Xhelal Sveqlen dhe Goran Bregoviqin
Keto dite, opozita i bente kritika MPB te RK, Xhelal Sveqles, “pse nuk po ndermerr asnje veprim kunder ndertimit te Universitetit serb ne ate pjese”?!
Per te folur troç, po i kerkohet ministrit me nise policine andej, edhe me demek me i shemb themelet e ketij universiteti.
Te gjithe keta qe po e kritkojne ministrin e kane pasur mundesin per ta treguar trimerine para se ky te behej minister. Qysh thote populli, keta “fet e kane pas ba”!
Ministri dhe partia e tij kane bere nje gabim trashanik: Keta nuk po i ndalin rrenat dhe mashtrimet. Keto po i vazhdojne me Agim Bahtirin ne Mitrovice, dhe Bregoviviçin ne Korçe.
Pse po e them me Bregoviçin? Sepse VV-ja ne Shqiperi, e nxitur nga qendra ne Kosove, dhe e suportuar nga disa portale, nuk u moren me te verteten e hidhur qe Serbia po nderton lagje te tera matan ures te Ibrit. Serbia qe 20 vite e ka shenderruar 17 perqind te teritorit te Kosoves ne nje Teritor te saj.
Atje tregetia behet me dinar serb. Atje qendrojne te ngjitura neper shtepi dhe objekte publike fotografite e Millosheviçit, Mlladiçit e Karagjiçit. Atje nuk keni trimeri me dale dhe me u marre me keta postera. Me lehte eshte ne Korçe e Tirane.
Bregoviçi, sikur donte te tallej me “patriotate” e pas luftes, e hapi koncertin me kenge ne gjuhen shqipe. U talle edhe me kengen “kallashnikove”, ku dha nje mesazh te forte kunder asaj kenge.
Po cili kengetar i Kosoves do te kishte bythe te hapte koncertin ne gjuhen serbe ne Beograd? Jo qe nuk ua ka qejfi, po u tremben turmave patriotike, qe jane rritur me kenge serbe, me filma serb, me edukate serbe, sa qe edhe veten e quanin “jugosllave”!
Qytetaret e Shqiperise, po as gazetaret, nuk e dine se ishin pikerisht shume politikan dhe intelektual te Kosoves qe e mbeshteten Titon per krijimin e “kombit jugosllav”. Shkoni deri tek arkivat e ish gazetes “Rilindja” dhe aty do te gjeni keta “patriot” te pasluftes ne Kosove, te cilet flasin shqip, ama mendojne serbisht. Kendojne shqip, ama vetem ato kenget e vjedhura nga Goran Bregoviçi, Zdravko Qoliqi, Ceca, apo Dragana.
Nese shqipetaria ka ngelur tek kundershtaret e Bregoviçit, paska per te mbaruar kombi shqipetar. Kosova veq eshte gjysem e mbaruar…!!!” – u shpreh Zeka.
Diskutime rreth kësaj post