Arrestimet e katër personave dhe dyshimet për sulme terroriste gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael bëri që policia të merrte masa të forta për sigurinë e kombëtares mike.
Të habitur nga këto masa kanë mbetur edhe vetë izraelitët të cilët tashmë janë mësuar që gjatë ndeshjeve të kombëtares së tyre të gjenden në situata të tilla.
Sipas gazetarit izraelit, Nadav Zenziper që shoqëron kombëtaren kudo që luan, kjo është hera e parë që ata janë ndjerë më të sigurt se kurrë.
Sipas tij, nuk iu kishte ndodhur që për sigurinë e tyre të ishin vënë gjithë ato forca policore.
“Kam udhëtuar shpeshherë me delegacione sportistësh nga Izraeli, por nuk ka dyshim që udhëtimi drejt Shqipërisë ishte më i sigurti.
Që nga aeroporti dhe deri te hyrja e hotelit ku u akomoduam, qindra forca sigurie u kujdesën që asgjë e pazakontë të ndodhte, duke shqetësuar jetën normale të kryeqytetit shqiptar”, shkruan ai në reportazhin e tij për median Netneës.
Diskutime rreth kësaj post