Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, drejtuesi i emisionit investigativ “Report” ka treguar arsyen përse RAI3 nuk transmetoi pjesën e dytë të reportazhit për Shqipërinë. Emisioni investigativ ishte planifikuar që të transmetohej mbrëmjen e së dielës (28 prill), por nuk ndodhi kështu duke ngritur pikëpyetje.
Një nga ndjekësit i ka komentuar Siegfried Ranucci duke e pyetur mbi arsyen e këtij vendimi, ndërsa i shkruan: “Pse nuk e transmetuat?! Apo keni frikë nga Edi Rama?”.
Por gazetari italian u shpreh se pjesa e dytë e investigimit për Shqipërinë do të publikohet, por janë në pritje të arritjes së një marrëveshje për të bërë intervistë me kryeministrin Edi Rama.
“Ku është reportazhi për Shqipërinë?! Mbrëmjen e djeshme e gjithë Shqipëria ishte para televizorit për të ndjekur pjesën e dytë të emisionit. Pse nuk e transmetuat?! Po bëni shaka me një popull të tërë, të dëshpëruar për të vërtetën. Qeveria e Edi Ramës ka vjedhur para, prona dhe po thith gjakun e shqiptarëve, tashmë edhe të italianëve. Mos kini turp që ju ka vjedhur paratë një Edi Rama!?
Apo keni frikë nga Edi Rama? Duhet të jepni një shpjegim. Nuk mund të bëni shaka me një popullatë të tërë. Ne shqiptarët e pamë këtë çështje si një dritë shprese për lirinë tonë nga qeveria e Edi Ramës dhe Edi Ramës. Ju keni zhgënjyer pritshmëritë tona, besimin tonë. Turp të kesh”, i shkruan një komentues.
Ndërsa Siegfried Ranucci iu përgjigj: “Ne do ta transmetojmë atë. Jemi në pritje të marrëveshjes për një intervistë me Ramën”.
Diskutime rreth kësaj post