Gazetari i investigativ Artan Hoxha në një prononcim për CNA.al, teksa ka komentuar rastin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza, ka zbuluar të dhëna tronditëse për drejtësinë shqiptare.
Hoxha ka thënë se në sistemin gjyqësor shqiptar në mesjanarin e vitit 2016 një gjyqtar ka qëlluar 7-8 herë me thikë kolegun e tij dhe sot ndodhen të dy në sistemin e drejtësisë.
Më tej ai është shprehur se kjo histori u mbyll sikur të mos kishte ndodhur kurrë, ndërsa ka renditur dhe një tjetër rast që sipas tij, drejtësia nuk ka vepruar.
“Nuk u hetua kurrë çfarë ndodhi, pse u plagos ish-anëtari i KLD, kush e plagosi, për çfarë motivi, si u gjetën 20 mije euro në makinën ku udhetonte viktima”, ka thënë Hoxha ndër të tjera.
Sakaq, gazetari është shprehur se para këtyre rasteve, ai i gjyqtarit Thanza duket qesharak.
“Nuk duhet të çuditemi kush e ka mbuluar dënimin për Thanzën, kur ish-kryeprokurori që duhej të hetonte për 5 vite, rezultoi pa diplomë të shkollës së mesme nga hetimi i komisioneve të Vetingut.
Por ky nuk është rasti më flagrant pasi ka raste edhe më të rënda.
Po përmend vetëm dy episode, a e ka hetuar njeri kur një gjyqtar që ka qenë deri anëtar i KLD u plagos me thikë duke u qëlluar 7-8 herë në trup nga një koleg i tij, aktualisht kryetar gjykate!!!!
Madje në media u tha se mafia po sulmonte gjyqtarët, kur në të vërtetë dy gjyqtarë me eksperiencë dhe karrierë të gjatë po sulmonin njeri-tjetrin për motive banale.
Dhe kjo ngjarje nuk ka ndodhur para 20 apo 15 vitesh, por vetëm në mesjanarin e 2016-ës.
Nuk u hetua kurrë çfarë ndodhi, pse u plagos ish-anëtari i KLD, kush e plagosi, për çfarë motivi, si u gjetën 20 mijë euro në makinën ku udhëtonte viktima?!!!
Kjo histori shumë e rëndë dhe njëkohësisht shumë e turpshme u mbyll sikur të mos kishte ndodhur kurrë, dhe të dy protagonistët sot janë brenda sistemit, madje në role të dorës së parë…
Nuk e di çfarë po bëjnë komisionet e vetingut, por po e pres me kërshëri këtë ngjarje, pasi asnjë nga të dy gjyqtarët nuk e ka kaluar ende vetingun.
Një rast i tillë i ngjashëm ka ndodhur rreth 18-19 vite më parë kur një prokuror i rëndësishëm plagosi me pistoletë një kryetar gjykate të shkallës së parë.
Ngjarja nuk u hetua kurrë dhe të dy qëndruan në nivelet më të larta të gjyqësorit dhe prokurorisë shqiptare.
Para rasteve që përmenda më sipër episodi i Thanzës duket qesharak”, u shpreh Hoxha, për CNA.al.
Kujtojmë këtu se gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza, pas verifikimit të formularit të vetëdeklarimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, rezultoi se kishte fshehur një dënim të formës së prerë, marrë në Itali.
Diskutime rreth kësaj post