Deputeti Damian Gjiknuri i pyetur për një ‘lu.ftë’ brenda selisë rozë, sipas të cilit, marrëdhënia mes Gjiknurit dhe Ballukut e Ahmetajt është ftohur, ndërsa shihet një afrim i sekretarit të PS me kryebashkiakun Erion Veliajn.
Lidhur me këtë hipotezë, Gjiknuri hodhi poshtë zërat se ekziston diçka e tillë, megjithatë ai u ‘përball’ me vendosmërinë e gazetarit i cili i tha se e ka këtë informacion nga burime të sigurta, e kjo për shkak se zgjedhjet lokale po afrojnë.
Deklarata e Gjiknurit:
“Janë konspiracione, mund të mos jetë konspiracion për ty në bisedën që ke bërë me dikë tjetër, por nëse më pyet mua nuk jam pjesë e një grupimi, dhe jam aty sekretar për të lënë jashtë të gjitha grupimet. Sigurisht në një grupim ka aleanca të çastit, por këto janë gjëra që lëvizim. Unë si sekretar jam i baraslarguar dhe aq i afërt me të gjithë dhe postin tim nuk e ngatërroj me të tilla gjëra që thoni ju,” tha Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post