Ika sepse nuk kisha siguri për vete e familjen!
Ika sepse nuk kisha siguri në punë!
Ika sepse nuk paguhesha sa duhet!
Ika sepse nuk merrja rrogën në kohë!
Ika se unë duhet të isha 24 orë në gatishmëri e pronarin nuk guxoje ta pyesje pse vononte rrogën!
Ika sepse larg qoftë një sëmundje në familje duhet të merrje kredi në bankë për shpenzimet!
Ika sepse shteti nuk të ofronte siguri e ndodhte që shtetarët të “shisnin” te kriminelët”!
Ika sepse kërcenimet i zgjidhja privatisht dhe i lodha familjen e miqtë!
Ika sepse të shpallurit në kërkim i gjejnë me shpesh vrasësit e jo policia!
Ika sepse edhe po të ndodhte diçka në krye të detyrës, pas tre ditësh asnjë nuk kujtohet për ty!
Ika sepse nuk doja të bëhesha “mercenar” i partive dhe kriminelëve!
Ika sepse drejtësinë duhet ta paguash që ta gëzoje!
Ika se po të kritikoje qeverinë (ministrinë përkatëse) ta heqin nusen nga puna!
Ika sepse sa herë ndërrohej drejtori i institucionit, duhej me shku me i gjet mik që mos të heqin nusen nga puna!
Ika sepse në administratë promovohen militantët dhe jo specialistët!
Ika sepse krimineli është më i respektuar para ligjit se qytetari i thjeshtë!
Ika sepse fëmijët e hajdutëve të pronës publike fshijnë djersën me 500 eurosha!
Ika sepse arsimi është shkatërruar, është bërë mësues edhe një me diplomë të blerë e drejtor ai që është dënuar për shitje diplomash!
Ika sepse duhej të fusje mik për të futur fëmijët në kopsht!
Ika sepse që në kopsht duhet të bleje dyshek, jastëk, jorgan e mbulesa e më pas letra higjienike e sende tjera çdo muaj!
Ika sepse duhet të paguaje nën dorë që edukatorja (me rrogë qesharake) t’i ndërronte fëmijët në kohë që mos të ftoheshin!
Ika sepse duhet të prisje në radhë që të blesh librat e fëmijës!
Ika sepse fëmija në shkollë nuk bënte pushim të gjatë se s’kishte ambiente!
Ika sepse fëmija nuk merrte dijen e duhur se mësuesja kishte 38 nxënës!
Ika sepse çdo muaj duhet të furnizojë klasën e femijës me letra A4 e sende tjera të nevojshme që shkolla nuk i’a siguronte!
Ika sepese në çdo dimër fëmija duhej të vishej edhe në klasë me rroba të trasha se vinte i plevitosur nga shkolla!
Ika sepse fëmija ngrohej me frymëmarrjen e shokëve e shoqeve në klasë!
Ika sepse nuk kisha mundësi si politikanët apo ata që janë pranë tyre të shkolloj fëmijët jashtë!
Ika sepse shëndetësinë e ka marrë lumi!
Ika sepse shteti nuk të jep shpresa për shërimin e një të sëmuri apo një fëmije që ka nevojë!
Ika sepse diagnostifokoheshe në spitale si private e shtetërore me sëmundje që nuk i ke!
Ika sepse në spitale çdo gjë duhet të blerë e paguar!
Ika sepse në urgjencën e pediatrisë duhet të presësh mbi një orë për të vizituar fëmijën me temperaturë!
Ika sepse në spitale private ke vetëm shërbimin e hotelerisë dhe do të paguash si hotel me 5 yje për një natë e nuk ke ku të ngrohësh qumështin!
Ika sepse merr gjobë nga policia pa të ndaluar ndonjëherë e pa kryer shkelje!
Ika se më shumë dënohesh për rrip sigurimi se sa për shkelje semafori!
Ika sepse kriminelët kanë dalë nga strofulla dhe janë përzier me politikanët e shtetarët!
Ika sepse vrasjet tashme jane bere statistike dhe jo problem per parandalimin e tyre apo gjetjen e autoreve!
Ika sepse mungon çdo sherbim social!
Ika sepse ushqimet qe blen nuk i kontrollon njeri!
Ika sepse edhe studentet e mjekesise po i marrin provimet me para!
Ika sepse per nje gervishtje makine vritesh!
Ika sepse edhe ujin e pijshem nuk e ke te garantuar dhe duhet blere me shtrenjte nga te gjithe vende e rajonit!
Ika sepse fatura e dritave te vjen ne baze te tekave te faturistit!
Ika sepse per te paguar nje pastruese per shkallen duhet te ziheshe me komshinjet!
Ika sepse kompanit celulare te vjedhin cdo dite dhe asnje nuk e can koken!
Ika sepse per parkingun duhet te paguash e po ta vodhen makinen nuk ta gjen njeri!
Ika sepse fushat sportive dhe parqet quhen ambiente ne zhdukje!
Ika sepse politikanet nuk japin llogari, por kerkojne nga qytetaret kur ankohen!
Ika sepse asnje politikan nuk perfundoi ne burg per korrupsion e vjedhje te prones publike apo edhe per shkaterrimin e Shqiperise!
Ika sepse u lodha nga gara e pacipe e politikaneve se kush e kush ta rrenoje me shume kete vend…..etj etj etj…
P.S. Mos me thoni qe nuk jane te verteta te gjithe keto! E qe mendoj se jane arsyet qe edhe shume shqiptare si puna ime jane larguar e po presin mundesin e largimit nga vendi, per fat te keq!!!
(Flamur Vezaj, gazetar i kronikes, u largua ne SHBA pasi kishte aplikuar per Llotarine Amerike)
Diskutime rreth kësaj post