Gazetari Bledian Koka e konsideron humbje të arsyes politike vendimin e Kryedemorkatit Lulzim Basha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 18 dhjetor.
Koka shprehet se mbledhja e Kuvendit është një truk i kreut të PD. Ai thotë se Basha në lidhje me Kuvendin dhe firmat e mbledhura ka ndryshuar qëndrim tre herë brenda 6 ditëve.
Deklarata e Kokës:
“Basha e ka të nevojshme të relativizojë një problem të madh që ka në PD, për të shpikur artifica që në fund fare nuk i përgjigjen kërkesës së bazës të PD. Për mendimin tim kjo që ka bërë Basha është tregues i qartë i humbjes së arsyes politike dhe humbje e kontaktit me realitetin e PD, parti që ende e drejton përmes vulës që ka. Mendoj se është një truk i Bashës për të relativizuar atë që është kongresi. 6 ditët e fundit i njëjti njeri ka ndryshuar tre here qëndrim për atë që kërkojnë demokratët. Fillimisht tha që nuk do të ketë Kuvend antiamerikan, pasi u dorëzuan firmat, Basha dhe Bardhi thanë se nuk kemi thënë që nuk ka Kuvend amerikan, por duam verifikimin e firmave. Ftesës për të verifikuar firmat e refuzuan duke nxjerrë artificën se firmat nuk ishin depozituar në protokollin e PD. Është konfirmuar së në PD nuk ka zyrë protokolli. Gjithmonë do të kishte një alibi nga njerëzit që nuk duan të përballen me realitetin. Çështja nuk është tashmë te firmat”, u shpreh Koka.
Diskutime rreth kësaj post