Gazetari Hysni Gurra, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se Belind Këlliçi është kandidati që plotëson kushtet dhe kriteret për të mundur Erion Veliajn në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Sipas Gurrës, Këlliçi është sprovuar në drejtimin e FRPD-së dhe në garën për t’u bërë deputet në Tiranë.
“Bindja ime është që kushtet dhe kriteteret për të mundur Erion veliajn i përmbush Belind Këlliçi. Këto zgjedhje nuk janë për administrator qyteti, sepse kushtet ku ndodhet vendi do të duan që të ndryshohet ky model 10-vjeçar i sundimit të këtij pushteti dhe kjo fillon me garën më të afërt elektorale që janë zgjedhjet lokale. Tirana është shkatërruar nga pikëpamja infrastrukturore, na është kthyer në normalitet trafiku, ajri i ndotur, se s’ka parqe.
Nga 4-7 kandidatët që janë në garë, profili më përfaqësues për mendimin tim është Belind Këlliçi, që është i sprovuar brenda PD-së, që ka zhvilluar gara reale brenda Forumit Rinor të PD-së dhe ishte një garë ku ka patur kryetarin e PD-së kundër, sepse ka garuar me Ervin Salianjin dhe të gjithë i dimë ato preferencat. E ka gjallëruar FRPD-në, e ka bërë aktiv.
Si politikan është më i riu, por më me përvojë sepse ka thyer herësin në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë, ku mori 11 mijë e ca vota, në zona të majta, si Kombinat, Peza dhe Ndroqi. Pra këto mendoj se këto janë disa cilësi që z.Këlliçi të përballej, sepse nuk duhet të mbetemi te ideja se duhet një administrator qyteti, sepse Erion Veliaj është politikan dhe nuk e dimë se çfarë profesioni ka ai”, tha Gurra.
Diskutime rreth kësaj post