Gazetari Renato Leka i ftuar në Euronews Albania tha se një arsye se pse Greqia e çoi në Bruksel çështjen e arrestimit të kandidatit të koalicionit të Bashkë Fitojmë në Himarë, Fredi Beleri, është sepse do të tregojë që Greqia është një lojtar i fortë në rajonin tonë.
Sipas tij para arrestimit të Belerit marrëdhëniet greko-shqiptare ishin më të mira se kurrë dhe shtoi se kjo gjë nuk duhet të humbasë.
“Kjo është një ngjarje e rëndë, sepse të arrestohet një kandidat dy ditë para zgjedhjeve nuk është shumë normale. Rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon dhe nga Greqia. Të dy vendet janë aleate dhe janë shumë afër.
Para arrestimit të Belerit, marrëdhëniet greke-shqiptare ishin shumë të mira, vazhdoi edhe debati për pensionet e emigrantëve shqiptarë ne Greqi. Këtë nuk duhet ta humbim. Qeveria donte të tregonte se po informonte Europën për gjithçka për të treguar se Greqia është një lojtar i fortë në rajonin tonë”,-tha gazetari Renato Leka.
Diskutime rreth kësaj post